June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Ademi e Tovërlani vizitojnë Altin Gjokajn

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani kanë vizituar sot portierin e KF Drenica, Altin Gjokaj, pas lëndimit që pësoi para dy ditësh në ndeshjen kampionale të juniorëve. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kreu i FFK-së përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Ademit:

Sot së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani vizituam portierin e KF Drenica, Altin Gjokaj, i cili njëherësh është edhe pjesë e Kombëtares U21.

Altini gjatë ndeshjes kampionale të Superligës U19, Drenica – Trepça’89 pësoi lëndim në një duel dhe ishte për disa çaste pa vetëdije, por falë intervenimit të stafeve mjekësore të skuadrave dhe më pas kujdesit të stafit mjekësor në Skenderaj dhe Mitrovicë gjendja e tij u përmirësua dukshëm.

Altinit i dëshiruam shërim të shpejtë dhe sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër. Ai ka potencial për të arritur majat e suksesit dhe ne do ta përkrahim në rrugëtimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *