Foden: Edhe pse humbëm, më pëlqeu përballja me Real Madridin në stadiumin e tyre

Phil Foden, futbollisti i Manchester Cityt, ka siguruar se i ka pëlqyer shumë të luajë vitin e kaluar në Santiago Bernabéu dhe ka thënë se përvoja e përballjes me Real Madridin në shtëpi është shumë e bukur.
Foden, i cili ka rënë në një rol zëvendësues këtë sezon te City, kujtoi ndeshjen e vitit të kaluar, në të cilën Real Madrid bëri rikthimin e madh ndaj Cityt, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mendoj se kemi një mundësi të madhe përpara nesh, kështu që duhet të jemi pozitivë. Duhet të besojmë në veten tonë. Ne kemi arritur tashmë në finale më parë, kështu që tashmë kemi treguar se mund të jemi në këto raunde,” tha Foden.
“Edhe pse humbëm, më pëlqeu të përballesha me Real Madridin në shtëpinë e tyre. Atmosfera dhe të qenit në një stadium të tillë… E shijova çdo moment, edhe nëse ndeshja nuk shkoi ashtu siç donim. Vetëm eksperienca e të qenit në ai stadium ishte shumë i bukur”, shtoi sulmuesi anglez.