Ademi uron Aro Muricin: Në qershor të presim si kampion

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, sot e ka festuar titullin e kampionit në Championshipin anglez me skuadrën e tij Burnley dhe njëherësh promovimin në Premier League për edicionin e ri. Burnley ka fituar bindshëm ndaj Cardiff Cityt, 3:0 dhe në fund e ka festuar titullin. E një urim për Aro Muric ka ardhur edhe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në profilin e tij në Instagram.

“Urime Aro Muric titulli i kampionit me Burnley F.C. në EFL Championship dhe promovimi në PremierLeague! Të gjithë, ne, si komb, jemi krenarë për arritjen tënde dhe kontributin që ke dhënë për ekipin tuaj! Në qershor të presim si kampion në ekipin Kombëtar të Kosovës për dy ndeshjet e rëndësishme kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. Shpresoj t’i përmbyllim me sukses këto dy ndeshje të rëndësishme dhe të rrugëtojmë me Kosovën tonë drejt finaleve të Euro 2024!”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *