Bjellorusi – Kosovë zhvillohet në Budapest
Kryeqyteti hungarez, Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest, ka njoftuar shtëpia e futbollit kosovar në orët e mbrëmjes së të mërkurës. Më herët si vend organizator i kësaj ndeshje ishte përfolur Greqia.
Tri ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë.
