June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Me triumfin ndaj Romës, Atalanta riktheu shpresat për Champions League

Atalanta fitoi ndeshjen kundër Romës në Bergamo me shifrat 3:1 dhe riktheu shpresat se mund të fitojë ende një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Tani Atalanta ka 52 pikë, katër më pak se Milani i vendit të katërt.

Serinë e golave e hapi Mario Pashaliq në minutën e 39-të, ndërsa Rafael Toloi në minutën e 74-të shënoi për 2:0. Lorenzo Pellegrini i dha shpresë Romës për një moment në minutën e 83-të, por Teun Kopminers shënoi golin e tretë për Atalantën vetëm një minutë më vonë pas gabimit të madh të portierit të Romës dhe vulosi triumfin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *