June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Dallku i kënaqur me pikën ndaj Dritës

Armend Dallku është ndarë i kënaqur me pikën e marrë në duelin kundër Dritës të dielën në Klinë.

Trajneri i Dukagjinit, Dallku, theksoi se skuadra luajti lojë shumë të mirë e të disiplinuar.

“Nuk diskutohet që jam i kënaqur. Luajtëm mençur dhe jam i kënaqur me disiplinën. Bëmë një ndeshje të mirë. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë taktikisht edhe ndaj Prishtinës. Deshëm që t’i godasim kundërshtarët në kundërsulm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë presing më të lartë. Në fazën e sulmit, Januzi, Johni dhe Santosi janë të gatshëm për të qenë titullar por edhe për të luajtur nga stoli. Ta shohim në ditët në vijim se si janë në gjendjen fizike”, theksoi Dallku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *