February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Federata Franceze ndalon iftarin gjatë ndeshjeve

Federata Franceze e Futbollit ka bërë të ditur se nuk do të lejojë ndalimin e ndeshjeve në kohën e iftarit. FFF u ka dërguar një email zyrtarëve të ndeshjeve, duke u rikujtuar atyre ndalimin e ndërprerjes së lojës në kohën e iftarit. Derisa Liga Premiere do të japë pushim gjatë ndeshjeve në kohën e iftarit gjatë periudhës së Ramazanit, në mënyrë që futbollistët e besimit mysliman të mund të konsumojnë ujë dhe ndonjë gjë tjetër, Federata Franceze e Futbollit dhe Komisioni i Gjyqtarëve, nuk e kanë parë të arsyeshme një gjë të tillë. Madje, ato ua kujtuan zyrtarëve të ndeshjeve ndalimin e kësaj praktike. “Futbolli nuk merr parasysh konsideratat politike, fetare, ideologjike apo sindikale të lojtarëve. Ky parim vlen për të gjithë: organet – klubet – mbajtësit e licencës – gjyqtarët. I takon të gjithë aktorëve të sigurojnë respektimin e tij”, shkruhej në emailin e Federatës Franceze, njofton mediat e atjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *