Ardian Gjini i jep mirënjohjen “Nderi i Gjakovës” boksierit Bernardin Jakaj
Kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka dhënë mirënjohje me titull “Nderi i Gjakovës” boksierit Bernardin Jakaj.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se me kënaqësi e ka pritur Jakajn sot në zyrën e tij.
“Mirënjohja që i dhurova sot Bernardinit për mjeshtërinë e treguar në artin e boksit, është një shenjë e vogël falënderimi për promovimin që po i bën nëpër botë shtetit tonë dhe Gjakovës”, ka shkruar Gjini.
