April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

“Me Kosovën në Evropian” | Dardanët janë gati për të dhënë maksimumin

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sonte kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian. “Dardanët” kanë zbarkuar dje në Tel Aviv, aty ku do të përballen me Izraelin vendës, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00 me orën tonë lokale.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka bërë një postim motivues sot, duke iu dhënë kurajo djelmoshave të Alain Giresse para kësaj sfide.

“Me formën e mirë dhe krenarinë  kombëtare, Dardanët janë gati për të dhënë maksimumin në fushë për t’i treguar vlerat e tyre dhe për t’i dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë!”, shkruan shtëpia e futbollit kosovar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.

Gjithashtu, shtëpia e futbollit kosovar e postoi një fotografi paralajmëruese të lojës së sotme, ndërsa në të shkruan edhe moto: “Me Kosovën në Evropian”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *