February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Kreu i Federatës së Izraelit shtroi darkë për drejtuesit e FFK-së

Presidenti i Federatës së Izraelit, Oren Hasson, ka shtruar darkë për delegacionin e FFK-së, nënkryetarin Bakir Burri, anëtarin e KE-së, Mirsad Çollaku dhe sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj, si dhe delegatin e UEFA-s të ndeshjes Izrael – Kosovë.

Në një ambient të ngrohtë e tejet miqësor delegacionet e të dyja federatave shkëmbyen përvojat e tyre si dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndëmjet dy vendeve, duke pasur parasysh se tashmë Izraeli e njeh Kosovën si shtet.

Krerët e federatës izraelite vlerësuan lartë potencialin e ekipit tonë kombëtar, derisa u interesuan edhe për mënyrën e organizimit të ligave dhe aktivitetet e FFK-së. Ata njoftuan se atmosfera në stadium do të jetë shumë e mirë, duke pasur parasysh se janë shitur të gjitha biletat, e ku kapaciteti i stadiumit “Bloomfield” është rreth 30 mijë. Në fund, të dyja palët shkëmbyen dhurata dhe uruan njëra-tjetrën për lojë korrekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *