February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Kosova U16 pëson humbje nga Bullgaria

Kombëtarja e Kosovës U-16 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po zhvillohet në Albena të Bullgarisë. Dardanët U16, të udhëhequr nga Arbnor Morina, janë mundur nga kombëtarja nikoqire e këtij turneu, me rezultat 2:0. Bullgarët shënuan nga një gol në secilën pjesë dhe në të dyja rastet nga penalltia nëpërmjet Mihail Polendakov dhe Vasil Kaimaikanov.

Ndeshjen e radhës Dardanët e luajnë më 23 mars, në orën 11:00 kundër Gjibraltarit, kurse më pas luajnë me Maqedoninë e Veriut, më 26 mars, po ashtu në orën 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *