May 20, 2025

Matthäus: Bayern Munich nuk ka pasur kurrë një ekip më të fortë

Pasi ish-klubi i tij Bayern Munich eliminoi Paris Saint-Germain në 1/8 e Ligës së Kampionëve, legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, thotë se nëse të gjithë lojtarët e bavarezëve janë të shëndetshëm, ata kanë aktualisht ekipin më të mirë në histori.

“Kur të gjithë janë të shëndetshëm, kjo është skuadra më e mirë e Bayern Munichut për sa i përket cilësisë. Bayerni ka 20 lojtarë që mund të jenë në ekipin e parë. Në kohën time ishin 13, dhe më vonë ndoshta 16-17. Përveç kësaj, pesë ndryshime mund të bëhen sot. Para një viti e gjysmë i kam kritikuar sepse nuk kishim aq cilësi. Skuadra nuk ndryshoi për shkak të kritikave, por shihet se ata po mendojnë dhe veprojnë në treg, ndaj lavdërime për Hasan Salihamidzic për punën e bërë”, thotë Matthäus, i cili luajti 410 ndeshje për bavarezët në karrierën e tij.

Pavarësisht këtij komplimenti, Matthäus nuk është plotësisht i kënaqur me sulmin e skuadrës, ku Eric-Maxim Choupo-Moting është sulmues i drejtpërdrejtë dhe aty janë edhe Thomas Müller, Serge Gnabry, Leroy Sane, Sadio Mane dhe Kingsley Coman.

“Mendoj se sulmi nuk është më i miri. Më parë në këto pozicione ishin Ribery, Robben, Lewandowski dhe Müller. Asnjë ofendim për askënd, por është fakt. Pavarësisht kësaj, Bayern është ndër favoritët në Champions League. Një nga tre favoritët më saktë, pas Real Madridit dhe Manchester Cityt”, vlerëson Matthäus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *