July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Argjentina triumfon ndaj Meksikës, shkëlqen Messi

1 min read

Një magji e Lionel Messit në pjesën e dytë ka bërë që Argjentina të mbetet në lojë për ta kaluar fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar.

Gol të shkëlqyer shënoi edhe Enzo Fernandez.

Messi me Argjentinën të shtunën mbrëma fituan përballë Meksikës me rezultatin 2:0.

Angel Di Maria pasoi për Messin në minutën e 64-rt, i cili ndali topin dhe gjuajti me të parën dhe e dërgoi topin prapa shpinës së portierit Guillermo Ochoa.

Gol të bukur shënoi edhe zëvendësuesi Fernandez. Fernandez pranoi topin nga Messi, u shmang nga një mbrojtës, dhe për mrekulli plasoi topin në rrjetë në minutën e 87-të.

Kjo ndeshje i takoi Grupit C të fazës grupore të Botërorit.

Grupit C i prinë Polonia me katër pikë në dy ndeshje.

Argjentina dhe Arabia Saudite në vendin e dytë dhe të tretë kanë nga tri pikë, ndërsa Meksika mbetet në vendin e fundit me një pikë.

Në ndeshjen e fundit, Argjentina luan me Poloninë. Arabia Saudite takohet me Meksikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *