Guardiola: Nuk mund ta fitosh Ligën e Kampionëve çdo vit nëse nuk je Real Madrid
Pep Guardiola thotë se mënyra më e mirë për të përballuar presionin e fitimit të Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn është të presësh dështim sepse “nuk mund ta fitosh atë çdo vit nëse nuk je Real Madrid”.
Përpara ndeshjes kundër RB Leipzig, Pep nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të pasur sukses në Ligën e Kampionëve, por ka thënë është i lumtur me atë që ka arritur në futboll deri më tani.
“Nëse karriera ime përfundon nesër, nëse nuk do të mund të isha më trajner, do të isha i bekuar me atë që kam bërë me Barcelonën, Bayern Munich dhe Manchester Cityn. Nuk e prisja kurrë që të kisha një karrierë të tillë. Jo vetëm për sukseset e 13-14 viteve të fundit, por edhe për mënyrën se si luajmë. Nuk mund të kërkoj më shumë. Ajo që do të ndodhë do të ndodhë, fati tashmë është shkruar. Do të bëjmë më të mirën, kemi qenë disa herë afër. Asgjë nuk do të mjaftojë. Kjo është arsyeja pse unë kënaqem dhe argëtohem. Kur erdha këtu, nuk kam menduar kurrë se duhet të fitojmë gjithçka, ose dy apo tre tituj të Ligës së Kampionëve. Nëse nuk jeni Real Madrid, klubet e tjera nuk mund ta bëjnë këtë. Ne përshtatemi me atë që kemi. Dy sezonet e fundit ishim afër, tani do të provojmë sërish”, ka thënë Guardiola.
