Tashmë e sigurt, Ancelotti do largohet nga Reali, vjen trajneri i njohur gjerman
Pavarësisht se si do të përfundojë ky sezon për Real Madridin, Carlo Ancelotti (63-vjeç) do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’. Don Carlo është një nga favoritët kryesorë për postin e trajnerit të Kombëtares braziliane dhe mesa duket tashmë gjithçka është rënë dakord.
E në Real tashmë kanë gjetur një zëvendësues për strategun italian. Sipas mediave spanjolle, duke nisur nga sezoni i ardhshëm “mbretërit” do të drejtohen nga trajneri gjerman Jürgen Klopp (55-vjeç).
Mediat spanjolle të afërta me Reali pohojnë se presidenti Florentino Perez ka zhvilluar qysh në fillim të vitit bisedat e para me Klopp dhe se është e sigurt se Reali edicioni i ardhshëm nuk do të drejtohen nga askush tjetër përveçse Jürgen Klopp!
Është e qartë se epoka e Klopp në Liverpool ka përfunduar, pasi ‘të kuqtë’ janë fundosur. ‘Magjia’ që krijoi Klopp në shtatë sezonet e fundit është zhdukur. Dhe po, përsëri viti i shtatë i pafat doli të ishte vendimtar për Klopp.
Ai u largua nga Mainz në sezonin e shtatë, pastaj pas shtatë sezonesh u largua nga Borussia Dortmund dhe tani është në vitin e shtatë në ‘Anfield’. Dhe, siç duket tani, ky është edicioni i fundit tek “të kuqtë”.
