February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

“Boll! Bir k**ve”/ Lukaku dhe Barrella kapen në mes të lojës, trajneri Inzaghi reagon me kritika (VIDEO)

Interi u përball ditën e djeshme ndaj Sampdorias dhe nuk mori dot më shumë se një barazim pa gola. Duke parë edhe mënyrën sesi shkoi sfida, gjithë vëmendjen në fushën e lojës e mori një konflikt verbal mes Barrellas dhe Lukakut në pjesën e parë.

Belgu ka humbur shumë nga forma e tij fizike dhe ditën e djeshme bëri gabime të njëpasnjëshme në kontrollin e topit. Në një moment kur Lukaku gaboi, Barrella shfaqi pakënaqësi dhe shoku i tij nuk e priti aspak mirë këtë reagim të shokut të ekipit.

https://twitter.com/zielulife2/status/1625231648588439553?s=20&t=oJyniilIhMTiNXUI6xGIyQ


Kamerat kanë filmuar gjithë momentin dhe Lukakun nuk e mbajtën aspak nervat dhe i drejtohet shokut të tij të ekipit me fjalët: “Mjaft! Mjaft tani! Kuptove? Mos bëj kështu. Shko pdhu, bir k*e.” Pas ndeshjes në lidhje me këtë zënkë ka reaguar trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi.

“Këto janë gjëra që në fushë absolutisht nuk dua t’i shoh. Ata janë miq të shkëlqyer dhe në fund të ndeshjes po qëndronin bashkë. Situata u qetësua menjëherë, që pas përfundimit të pjesës së parë”, tha ndër të tjera Inzaghi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *