February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

FFK i shpreh ngushëllime popullit turk për humbjet e jetëve nga tërmeti

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në emër të komunitetit të futbollit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta presidentit të Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Büyükekşi dhe tërë popullit turk për humbjet e njerëzve nga tërmeti i fuqishëm prej 7.4 shkallë Rihter, që goditi mëngjesin e sotëm Turqinë. Nëpërmjet telegramit, i pari i FFK-së, ka shprehur solidarizimin e FFK-së dhe komunitetit të futbollit të Kosovës me popullin turk.

“Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë komunitetit të futbollit, dëshiroj t’i përcjellë ngushëllimet tona të përzemërta popullit turk për humbjen e jetëve, shpërnguljet e familjeve dhe dëmtimet e mëdha në pronë dhe infrastrukturë. Dua të shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tonë më të thellë për familjet e pikëlluara të viktimave dhe të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju dhe qytetarët tuaj të dashur!”, thuhet ndër të tjera në telegramin drejtuar kreut të Federatës turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *