Muller: Bayerni në krizë? Është një situatë e bezdisshme, por…

Në shtëpinë e Bayern Munich po flitet për krizë. Gjë e pashmangshme duke parë rezultatet me të cilët bavarezët i kanë mësuar tifozët e tyre në krahasim me ndeshjet e fundit.
Në fakt, skuadra e Nagelsmann ka marrë barazimin e radhës në kampionat pasi nuk ka arritur të shkojë më larg se një 1-1 kundër Eintracht Frankfurt-it.
Në vitin e ri kampionët e Gjermanisë në fuqi nuk kanë fituar akoma dhe Thomas Muller e ka komentuar këtë moment shumë të çuditshëm për të gjithë ambientin.
“Morali i skuadrës ishte i mirë. Donim ta thyenim ecurinë e barazimeve në këtë ndeshje. Në pjesën e parë kemi luajtur mirë, në të dytën situata është bërë më kaotike. Kundërshtari nuk na ka lejuar të krijojmë raste të rrezikshme dhe është mbrojtur mirë”, ka thënë Muller për kanalet zyrtare të klubit.
“Natyrisht nuk jemi të gëzuar që kemi barazuar gjithmonë në ndeshjet e fundit (3 në kampionat dhe një miqësore kundër Salzburg-ut). Kjo situatë na bezdis, por njëkohësisht nuk duhet të ketë ndikim negativ në ndeshjet e ardhshme”. Tani Bayern ka vetëm një pikë avantazh në klasifikim ndaj Union Berlin-it, 37 pikë kundër 36 të skuadrës ndjekëse. Dhe pas pak do të kthehet edhe Champions League…