July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Mësuesi i Lautaros: E binda të refuzonte Realin

2 min read

Lautaro Martinez kampioni i botës dhe forca shtytëse e Inter-it, i rrëfyer nga ata që e njohin më mirë. Adrián Rubén Fernandez është presidenti i seksionit amator dhe të të rinjve të Avellaneda Racing dhe ishte thelbësor për ta marrë Demin në stadiumin El Cilindro.

Dhe duke pasur parasysh zërat e shumtë që e japin yllin e Inter-it si objektivin kryesor të Barcelonës (dhe jo vetëm), AS pak kohë më parë intervistoi atë që e zbuloi dhe e bindi t’i thoshte jo një oferte… thelbësore.

Me Demin është dashuri me shikim të parë. “Fabio Radaelli e shikoi, erdhi në klub gjatë javës dhe në 20 minuta vendosëm ta blinim, cilësitë që kishte, kontrolli i topit nga të dyja anët, gjuajtje e mirë dhe mos flasim për lojën ajrore. Ai ishte një mrekulli dhe ai ishte në gjendje të ndiqte rritjen që ne shpresonim për të.

“Kur Madridi donte ta blinte, unë i binda të refuzonin. I thashë Lautaro-s se edhe nëse ai nuk kishte treguar asgjë te Racing, oferta më të mira do t’i vinin. Dhe ai e dinte shumë mirë se e ardhmja e tij dhe e klubit do të kishin pasur më shumë përfitime nga shitja e tij në një kohë të mëvonshme. Ai ka qenë gjithmonë një djalë brilant dhe e ka treguar sërish”.

Siç thonë në Katalonjë, Lautaro mund të jetë trashëgimtari i Suarez. Dhe Fernandez pajtohet. “Luis ka treguar se është një futbollist i madh dhe ka ende një pjesë të karrierës së tij përpara, por unë mendoj se ai është ideal.

“Lautaro është i aftë të përballet me çdo sfidë, siç po bën tek Inter. Ai është Aguero i ri i futbollit botëror në për sa i përket cilësisë, fizikut dhe mënyrës së lojës. Jam i bindur se mund të realizojë 500 gola në karrierë”./Telesport/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *