July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Manchester City kalon Arsenalin, vendos goli i vetëm i Ake

1 min read

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Arsenalit në kuadër të 1/16 të FA Cup.

Ndeshja nisi më mirë për Arsenalin që kishin dy raste shumë të mirë që në start.

Takehiro Tomiyasu rrezikoi në start, ndërsa pas tij edhe Leandro Trossard, por që në të dyja rastet Stefan Ortega ishte në vend.

Man City rastin e parë e kishte në minutën e 25-të me Kevin de Bryne, por që topi nuk shkoi në portë.

Pas tyre sërish Arsenali rrezikoi në minutën e 33-të, kur Eddie Nketiah asistoi te Trossard, por topi shkoi afër portës.

Pjesën e dytë e nisi më mirë Man City, kur rrezikoi me De Brynen, por që Matt Turner ishte në vend.

Në minutën e 64-të erdhi goli, kur Julian Alvarez goditi shtyllën, topi shkoi te Jack Grealish që asistoi te Nathan Ake që shënoi me një goditje për tokë për 1-0.

Reklama

Deri në fund nuk kishte më raste të tjera, dhe Man City kaloi tutje në FA Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *