Stoke City i uron mirëseardhje Bersant Celinës

Stoke City Football Club - SCFC Bersant CELINA SIGNS 26JAN23 2022/23 - © phil greig 2023 - created by phil greig greigphoto.com for stokecityfc.com
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina është prezantuar para pak çastesh në fanellën e Stoke Cityt. Ai do të luajë në skuadrën angleze në formë huazimi për gjashtë muaj nga skuadra franceze Dijon.
26-vjeçari kosovar bëhet nënshkrimi i dytë i klubit në afatin kalimtar të janarit, derisa ai kthehet në futbollin anglez pas periudhave të kaluara me Manchester City, Swansea dhe Ipswich në fillim të karrierës së tij.
Celina e kishte kaluar gjysmën e parë të sezonit në huazim në Turqi me Kasımpaşa, ku bëri 18 paraqitje në ligën elitare.
Menaxheri Alex Neil tha: “Jam i kënaqur që kemi arritur të sigurojmë shërbimet e Bersantit. Ai është një lojtar që e njeh mirë kampionatin dhe është e qartë se me të vërtetë dëshiron të lërë gjurmën e tij sërish në futbollin anglez.”
Drejtori Teknik Ricky Martin tha: “Ne jemi vërtet të kënaqur që e kemi bërë Bersantin nënshkrimin tonë të dytë të këtij afati kalimtar. Teknikisht, ai është një lojtar shumë emocionues që do të sjellë kreativitet të madh në skuadrën tonë dhe e di që ai dëshiron të arrijë sukses. Jam i sigurt që të gjithë do të qëndrojnë pas tij dhe do ta ndihmojnë atë të ambientohet në mjedisin e tij të ri.”