Nagelsmann: Dy pikë në dy ndeshje janë pak për Bayernin

Viti 2023 nuk ka nisur shumë mirë për skuadrën e Bayern Mynih, që në dy ndeshjet e para ka arritur dy barazime. Më e fundit, ajo ndaj Këlnit me rezultatin 1-1, me Kimmich që shpëoti bavarezët nga humbja në minutën e fundit.
“Pika ishte tërësisht e merituar, pasi zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Gjithsesi, dy pikë në dy ndeshje janë shumë pak për mua dhe Bayern, që ka ambicje të tjera”, u shpreh Julian Nagelsmann.
Trajneri i Bayern Mynih sqaron: “Kemi në mendje gjëra të mëdha me këtë ekip, por duket se muskujt janë ende të ngurtë pas një faze të fortë përgatitore. Skuadra ka nevojë të zgjohet, të luajë më shpejt dhe golat do të mbërrijnë”.
Bayern ka 4 pikë më shumë se Leipzig, ndërkohë që këtë fundjavë do të nisë faza e dytë e Bundesliga. “Sezoni është i gjatë dhe nuk duhet të bëjmë më të tilla gabime, pasi do të na kushtojnë shumë. Lojtarët e dunë mirë se çfarë duhet të bëjnë”, tha Nagelsmann.