July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Si po e detyron Chelsea, UEFA-n ta ndryshojë rregulloren me transferimet e fundit

1 min read

UEFA është vendosur të marrë masa për të parandaluar klubet e tjera që të ndjekin hapat e Chelseat dhe trajtimin e kontratave të lojtarëve nga ana e tyre.

Blutë kanë marrë vendimin për të ofruar marrëveshje tetëvjeçare për nënshkrimet e tyre të reja, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Sipas The Times, lëvizja ishte e qëllimshme, pasi i lejon klubit të shpërndajë më tej koston e një transferimi në librat e tyre.


Një lëvizje e tillë u lejon atyre të shpenzojnë më shumë para për lojtarë të rinj pa shkelur rregulloret e Fair Play-it Financiar.

Burimi shton se UEFA së shpejti do të vendosë rregulla për të parandaluar masa të tilla.

Ata do të sigurojnë që brenda pasqyrave financiare, marrëveshjet e lojtarëve mund të ndahen vetëm me një maksimum prej pesë vjetësh në libra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *