Mathaus: Do të eliminohemi nga Botërori nëse luajmë kundër Spanjës sikur ndaj Japonisë

Nov 24, 2022

Legjenda e futbollit gjerman dhe botëror, Lothar Matthaus, e ka kritikuar kombëtaren gjermane pas humbjes tronditëse nga Japonia (1:2), në ndeshjen e parë të Botërorit.

Rekordmeni për numrin e ndeshjeve të luajtura në Kupën e Botës, tha se nëse gjermanët nuk e përmirësojnë ndjeshëm lojën e tyre kundër Spanjës, me gjasë do të eliminohen.

“Nëse luajmë kundër Spanjës siç luajtëm në pjesën e dytë kundër Japonisë, do të eliminohemi. Tani skuadra është nën presion ekstrem. Ata duhet të fitojnë. Një pikë ndoshta nuk do të jetë e mjaftueshme”, tha Lothar Matthaus për Bild.

Ai kritikoi edhe disa vendime të trajnerit Hansi Flick.

“Unë e kam mbështetur gjithmonë, por nuk mund t’i kuptoj disa nga vendimet e tij. Një trajner duhet të përballet me pyetje të vështira. Unë jam i interesuar për qendërmbrojtësit. Pse nuk luajti Kerer, i cili ka luajtur kohët e fundit? Golat që pësuam erdhën nga krahët. Zule nuk është mesfushor. Për golin e dytë, Raum ishte shumë përpara, por mbrojtësit janë aty për t’u mbrojtur. Schlotterback dukej i befasuar dhe nuk ishte mjaftueshëm agresiv. As zëvendësimet nuk ishin të mira”, përfundoi Mathaus.

Gjermania dhe Spanja do të përballen të dielën.