Dani Alves u transportua në një burg tjetër në Spanjë: Ja arsyet e lëvizjes

Lojtari brazilian akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë.

Gazeta spanjolle ‘La Vanguardia’ bën me dije se Dani Alves është transferuar mëngjesin e sotëm në një burg tjetër. Lojtari brazilian, i cili akuzohet për sulmin dhe përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë, tani ndodhet në Brians 2.

Qendërmbrojtësi – i cili ndërkohë është shkarkuar nga klubi meksikan Pumas – u dërgua në një qendër paraburgimi që pranon vetëm të burgosur të dënuar. Ka qeli individuale dhe një dush në çdo kabinë.

Në Brians 1, ku ndodhej që nga e premtja, Dani Alves u detyrua të bënte dush në banjo të përbashkëta, ku mund të fotografohej nga një i burgosur tjetër, siç ka ndodhur në raste të tjera në atë burg.

‘La Vanguardia’ shpjegon se ndërsa ishte në Brians 1, Dani Alves trajtohej si çdo i burgosur tjetër i sapoardhur. Por sot në mëngjes, Departamenti i Drejtësisë vendosi të transferohet në një burg ku, sipas të gjitha indikacioneve, do të ketë trajtim më të favorshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *