Në debutimin e tij për Al Nassr, Ronaldo ngriti në këmbë tifozët me lëvizje të shkëlqyera

Dje, Cristiano Ronaldo bëri debutimin zyrtar me fanellën e Al-Nassr në ndeshjen ku skuadra e tij festoi fitoren 1:0 ndaj Al-Etifaq dhe u ngjit në krye të tabelës në Arabinë Saudite.
Tifozët nuk panë gol nga Ronaldo, por portugezi bëri lëvizje që shkaktuan reagime nga publiku.
Kujtojmë që Ronaldo shënoi golat e parë në Arabinë Saudite në ndeshjen kundër PSG-së si pjesë e ekipit të kombinuar të Al Nassr dhe Al Hilal në ndeshjen miqësore.
Ronaldo do të luajë ndeshjen e re me fanellën e Al Nassr pas tre ditësh në Superkupë kundër Al Hilal.