November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 5, 2026

Raphinha rinovon me Barcelonën deri në vitin 2030: Dua ta mbyll karrierën këtu

Barcelona ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Raphinhën deri në qershor të vitit 2030. Sulmuesi brazilian e ka nënshkruar marrëveshjen e re në zyrat e klubit, në prani të presidentit Joan Laporta.

Pas firmosjes, Raphinha nuk e fshehu kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin katalunas, duke zbuluar se dëshira e tij është ta përfundojë karrierën si futbollist në Barcelonë.

“Është një ndjenjë e madhe krenarie. Vetëm unë dhe familja ime e dimë se çfarë kemi kaluar që nga dita kur mbërrita këtu. Jam shumë krenar për atë që kam arritur dhe shpresoj të kem edhe shumë vite të tjera. Nëse këmbët më lejojnë të vazhdoj të luaj në nivel të lartë, do të doja të tërhiqesha si futbollist te Barcelona”, deklaroi braziliani.

Raphinha foli edhe për gjendjen e tij fizike dhe komunikimin me përzgjedhësin e Brazilit, Carlo Ancelotti. Ai bëri të ditur se ende nuk është në formën e tij optimale dhe se po punon për t’u rikthyer në 100 për qind të kapaciteteve.

“Jam shumë mirë, por ende nuk jam në 100 për qind. Po bëj gjithçka që të jem në gjendjen më të mirë fizike”, u shpreh ai, duke konfirmuar se ka biseduar me Ancelottin për menaxhimin e minutave të tij, me qëllim shmangien e dëmtimeve.

I pyetur për mundësinë e pezullimit të ndeshjeve pas vdekjes së Jesús de Miguel, Raphinha tha se ngjarja e kishte prekur personalisht dhe se do të respektojë çdo vendim që merret.

“Ishte një fatkeqësi që më preku personalisht. Mendoj se mënyra më e mirë për të respektuar është të vazhdojmë të punojmë. Do të zbatojmë çfarëdo vendimi që merret”, përfundoi ai.

Me kontratën e re, Raphinha do të jetë pjesë e Barcelonës të paktën deri në verën e vitit 2030.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *