September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 16, 2026

Liverpooli eliminon Tottenhamin në Carabao Cup, Soboszlai shënon supergol

Liverpool's Hungarian midfielder #08 Dominik Szoboszlai jumps over Tottenham Hotspur's Swedish midfielder #15 Lucas Bergvall during the English League Cup third round football match between Liverpool and Tottenham Hotspur at Anfield stadium in Liverpool, north west England on September 15, 2026.,Image: 1135052792, License: Rights-managed, Restrictions: RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications., Model Release: no , Credit line: Paul ELLIS / AFP / Profimedia

Liverpooli ka vazhduar me sukses rrugëtimin në Carabao Cup, duke eliminuar Tottenhamin pas fitores 3-1 në “Anfield”.

“Reds” e kontrolluan ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 21-të, kur Alexis Mac Allister realizoi për 1-0.

Liverpooli e dyfishoi epërsinë në minutën e 54-t, me Cody Gakpon, i cili shënoi pas asistimit të Mac Allisterit.

Tottenham u rikthye në lojë në minutën e 69-të, kur Conor Gallagher ngushtoi rezultatin në 2-1 dhe u dha shpresë londinezëve për një rikthim.

Megjithatë, në minutat shtesë erdhi edhe goditja përfundimtare. Dominik Szoboszlai realizoi një gol spektakolar me një goditje nga rreth 30 metra, duke mposhtur portierin Martin Dúbravka dhe duke vulosur fitoren 3-1 të Liverpoolit.

Arsenali fiton bindshëm ndaj Ipswichit

Në fazën tjetër të Carabao Cup ka avancuar edhe Arsenali, që triumfoi 4-2 në udhëtim ndaj Ipswich Town.

Ethan Nwaneri dhe Noni Madueke shënuan për 0-2 në pjesën e parë, ndërsa në vazhdim Nwaneri dhe Mikel Merino e çuan rezultatin në 0-4.

Ipswichi arriti të reagojë në fund me golat e Mehmetit dhe Chuba Akpom, por nuk mundi ta shmangte eliminimin.

Në fazën tjetër kanë kaluar edhe Peterborough, që e mposhti Barnsleyn pas penalltive, Fulhami, që fitoi në udhëtim ndaj West Hamit, si dhe Brentfordi, që mposhti Readingun me rezultat 2-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *