Edouard Mendy i jep fund karrierës me Senegalin
Torwart Goalie Edouard Mendy Senegal, 16 - New York 22.06.2026: Norwegen vs. Senegal, MetLife Stadium, World Cup 26 Gruppe I, 2. Spieltag *** Goalie Edouard Mendy, Senegal, 16, New York, June 22, 2026, Norway vs. Senegal, MetLife Stadium, World Cup 26, Group I, Matchday 2,detected_source_language,Image: 1111895663, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Marc Schueler / imago sportfotodienst / Profimedia
Portieri i njohur senegalez, Edouard Mendy, ka vendosur t’i japë fund karrierës me përfaqësuesen e Senegalit.
34-vjeçari, që aktualisht mbron portën e Al-Ahlit në Arabinë Saudite, e ka bërë të ditur vendimin përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, të shoqëruar me mesazhin: “Faleminderit, Senegal”.
Mendy debutoi me përfaqësuesen në vitin 2018 dhe deri në paraqitjen e fundit regjistroi 59 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, ai pësoi 34 gola, ndërsa në 31 ndeshje e mbajti portën të paprekur.
Momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij me Senegalin ishte triumfi në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2021. Senegali mposhti Egjiptin në finale pas penalltive, duke fituar për herë të parë në histori titullin kontinental. Mendy u shpall edhe portieri më i mirë i turneut.
Portieri ishte pjesë e Senegalit në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës, në vitet 2022 dhe 2026. Në Katar, Senegali arriti deri në fazën e 1/8 së finales, ndërsa katër vjet më vonë sërish siguroi një vend në fazën nokaut.
Në nivel klubesh, Mendy ka luajtur për Reims, Rennes, Chelsea dhe Al-Ahli. Me Chelsean ai fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021, ndërsa po atë vit u shpall portieri më i mirë i UEFA-s.
Pas tetë vitesh me përfaqësuesen dhe 59 paraqitjesh, Mendy i jep fund një kapitulli të rëndësishëm të karrierës së tij ndërkombëtare.
