September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 5, 2026

Dukagjini e fundos Llapin, skuadra nga Podujeva pëson humbjen e katërt radhazi

Dukagjini i ka shkaktuar Llapit humbjen e katërt radhazi në edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Klina triumfoi të shtunën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur Llapin me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt.

Dukagjini e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 16-të, kur Dienit Isufi realizoi për 1:0.

Llapi reagoi dhe arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 32-të. Arbnor Ramadani ishte i saktë nga pika e bardhë për 1:1.

Megjithatë, Dukagjini e riktheu epërsinë në pjesën e dytë. Egzon Sinani shënoi në minutën e 54-t për 2:1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Kjo ishte fitorja e dytë e Dukagjinit në këtë edicion, ndërsa ka edhe dy barazime, duke grumbulluar gjithsej 8 pikë.

Në anën tjetër, Llapi vazhdon serinë negative dhe mbetet pa pikë pas katër xhirove. Përveç Dukagjinit, skuadra nga Podujeva është mposhtur edhe nga Drita, Gjilani dhe Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *