July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Keçi: Djelmoshat tanë treguan karakter dhe moral të lartë

2 min read

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19 në futsall, Suad Keçi është shprehur tejet i lumtur me suksesin e arritur në fazën preliminare në Shkup. Ai para se të udhëtonte në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut kishte shprehur bringën e tij për shkak se në grumbullim kishte vetëm dy lojtarë të futsallit, derisa pjesa tjetër e lojtarëve ishte grumbulluar nga ekipet e futbollit. Pas barazimit 3:3 në ndeshjen e parë kundër Gjermanisë, Dardanët e futsallit sot arritën fitore të jashtëzakonshme ndaj Maqedonisë së Veriut 6:3, edhe pse pas pjesës së parë ishin në deficit të dy golave.
“Duke qenë se ndeshja e sotme ishte përcaktuese se kush do të vazhdonte rrugën në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023, si për ne ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut ishte një finale e madhe. Edhe në pjesën e parë kemi qenë më të mirë, pasi kishim shumë raste, por rezultati nuk ishte në favor tonin. Megjithatë, në pjesën e dytë djelmoshat tanë treguan karakter dhe moral të lartë, duke e përmbysur rezultatin. I falënderoj djelmoshat për angazhimin dhe përqendrimin që e patën në 20 minutat e dytë të ndeshjes. Këta djelmosha e merituan kualifikimin. Kjo është një arritje e madhe për ne, duke pasur parasysh se Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e fazës ‘Main Round’ për këtë grupmoshë. Dua të falënderoj edhe stafin tim dhe pjesën tjetër të ekspeditës së Kombëtares, ngase bashkërisht kemi punuar për t’ia arritur këtij qëllimi”, ka theksuar Keçi. Në fazën “Main Round” Kosova do të luajë në grup me Portugalinë, Sllovakinë dhe Bjellorusinë, ndeshje të cilat luhen në muajin mars në Portugali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *