September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 1, 2026

Ademi pret përfaqësuesit e FIFA-s para inaugurimit të ‘FIFA Academy’ në Kosovë

Në prag të ceremonisë së inaugurimit të FIFA Academy në Kosovë, e cila do të mbahet sot, me fillim nga ora 16:30, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në takim përfaqësuesit e FIFA-s, Arnar Vidarsson, Udhëheqës i Programit për Zhvillimin e Talenteve (TDS) të FIFA-s në Kosovë dhe Tomas Danilevicius, Konsulent Teknik Rajonal i FIFA-s.

“Gjatë takimit diskutuam për rëndësinë e këtij projekti në zhvillimin e futbollit të të rinjve në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FFK-së dhe FIFA-s në krijimin e mundësive të reja për talentet tona. Inaugurimi i FIFA Academy është një moment i veçantë dhe historik për futbollin tonë. Akademia në Kosovë është e para e këtij lloji në rajon, e treta në Evropë dhe njëra prej vetëm 15 akademive të krijuara nga FIFA në mbarë botën.

Ky fakt dëshmon besimin e FIFA-s në punën dhe vizionin tonë, por njëkohësisht na jep përgjegjësi edhe më të madhe për t’u krijuar gjeneratave të reja kushtet dhe mundësitë e nevojshme për ta zhvilluar talentin e tyre sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare. Mirënjohës FIFA-s për besimin, partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *