July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Ademi në darkë me klubet që ndodhen në Turqi

1 min read

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë bashkë drejtuesit dhe trajnerët e klubeve që janë duke e kryer fazën përgatitore në bregdetin turk. I pari i FFK-së së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka qëndruar këtë fundjavë në Turqi për shkak të ndeshjes së Superkupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, e cila u zhvillua sot në Belek, e ku fitores iu gëzuan portokallezinjtë e Suharekës, me rezultat 1:0.
“Pas përfundimit të ndeshjes së Superkupës pata kënaqësinë të shtroj darkën e përbashkët me dy skuadrat e kësaj ndeshje, Llapin e Ballkanin, si dhe skuadrat e tjera që ndodhen në fazën përgatitore në Antalia: Prishtinën, Malishevën dhe Feronikelin. E përgëzova Ballkanin për trofeun e Superkupës, derisa skuadrat e tjera i urova që të kenë përgatitje sa më të mira dhe stinor të suksesshëm në pranverë”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *