Como befason Napolin në “Diego Maradona”
Como ka shënuar fitore 2:1 në udhëtim ndaj Napolit, në një ndeshje të vlefshme për Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas tregoi edhe një herë se pozita e saj në kreun e futbollit italian nuk është e rastësishme.
Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht, Batistuta kaloi Comon në epërsi në minutën e 17-të.
Napoli reagoi në minutën e 30-të, kur Rasmus Hojlund shënoi për 1:1, duke ndezur atmosferën në stadiumin “Diego Maradona”.
Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë, sulmuesi grek Anastasios Douvikas riktheu epërsinë e Comos në 2:1.
Ky gol rezultoi të ishte vendimtar, me Comon që mori tri pikë të plota në transfertën e vështirë ndaj Napolit.
