Galatasaray prezantoi Leaon dhe zbuloi të gjitha detajet e transferimit!

Rafael Leao nga sot është zyrtarisht futbollist i ri i Galatasarayt. Portugezi nis një kapitull të ri në karrierën e tij.

Galatasaray, si rrallëherë, ka bërë publike të gjitha detajet e transferimit.

Klubi turk do t’i paguajë Milanit 38 milionë euro, plus 20 për qind të shumës nga shitja e ardhshme e portugezit.

Leao ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa paga e tij do të jetë 10 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *