Julian Alvarez i kthehet stërvitjeve te Atletico: Dështon kalimi te Barcelona

August 12, 2026, Majadahonda, Madrid, Spain: Julian Alvarez during the training day of Atletico de Madrid at Ciudad Deportiva Wanda Atletico de Madrid on August 12, 2026, in Majadahonda, Madrid, Spain.,Image: 1122485421, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Dennis Agyeman / Zuma Press / Profimedia

Saga rreth largimit të Julian Alvarez nga Atletico Madrid duket se më në fund ka marrë një epilog. Pas disa ditësh drama dhe bojkot, sulmuesi argjentinas është dorëzuar përballë qëndrimit të klubit dhe u është rikthyer stërvitjeve nën urdhrat e Diego Simeone-s.

Gjatë ditëve të kaluara, Alvarez qëndroi larg grupit duke mos u stërvitur me shokët e skuadrës, me arsyetimin se nuk ndihej mirë emocionalisht. Megjithatë, prapaskena e këtij bojkoti lidhej qartë me presionin e tij për të detyruar një transferim te Barcelona.

Udhëheqësia e Atletico Madridit qëndroi e prerë: argjentinasi nuk është në shitje, veçanërisht te një rival direkt në La Liga. Pasi drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk lëshuan pe, Alvarezit i u bë e qartë se ëndrra për të veshur fanellën katalanase këtë verë ka marrë fund.

Për lojtarin pati interesim konkret edhe nga Arsenali, mirëpo qëndrimi i tij ishte i prerë — ose te Barca, ose askund tjetër.

Rikthimi në fushën e stërvitjes është sinjali i qartë se sulmuesi i është përshtatur realitetit. Ai tashmë duhet ta lërë pas pakënaqësinë dhe të vazhdojë kontributin te Atletico për sezonin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *