Liga e Kampionëve nis me superderbi në Madrid dhe Liverpool

Sezoni i ri i UEFA Champions League do të nisë më 8 shtator, ndërsa tashmë është publikuar orari i plotë i fazës së ligës për edicionin 2026/27 nga UEFA.

Që në xhiron e parë, tifozët do të kenë mundësi të shohin disa përballje të mëdha. Më 8 shtator, në Madrid, Real Madrid do të presë Interin në “Santiago Bernabéu”, ndërsa në të njëjtën ditë do të përballen Porto dhe Manchester City.

Vëmendje të madhe pritet të marrë edhe dueli në “Anfield”, ku Liverpool do të jetë nikoqir i Atlético Madrid, që zhvillohet më 9 shtator. E këtë mbrëmje në program janë edhe dy superduele Barcelona – Feyenoord dhe Napoli – Arsenal.

Ndërkohë, më 10 shtator, Bayern Munich do të përballet me Bodø/Glimt, ndërsa Manchester United do të udhëtojë te Sabah në ndeshjen e parë të sezonit në elitën e futbollit evropian.

E martë, 8 shtator 2026
AEK Athens vs LASK (18:45)
Club Brugge vs Aston Villa (18:45)
Borussia Dortmund vs Villarreal
Porto vs Manchester City
Lille vs Real Betis
Real Madrid vs Inter

E mërkurë, 9 shtator 2026
Barcelona vs Feyenoord (18:45)
Stuttgart vs Viking (18:45)
Liverpool vs Atlético de Madrid
Paris Saint-Germain vs Slovan Bratislava
Sporting CP vs Galatasaray
Napoli vs Arsenal

E enjte. 10 shtator 2026
Fenerbahçe vs Roma (18:45)
PSV Eindhoven vs Shakhtar Donetsk (18:45)
Como vs Leipzig
Bayern München vs Bodø/Glimt
Manchester United vs Sabah
Slavia Praha vs Lens

Ndedshjet tjera zhvillohen prej orës 21:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *