Barcola drejt Liverpoolit, transferimi mund të kushtojë 144 milionë euro
Paris Saint-Germain FC v Arsenal FC - UEFA Champions League Bradley Barcola of Paris Saint-Germain FC looks on during the UEFA Champions League 2025/26 final football match between Paris Saint-Germain FC and Arsenal FC. Budapest Hungary Copyright: xNicolňxCampox,Image: 1107532467, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: IMAGO / imago sportfotodienst / Profimedia
Liverpooli është shumë pranë transferimit të një prej lojtarëve më të shtrenjtë në historinë e klubit. “Të Kuqtë” kanë arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e sulmuesit francez Bradley Barcola.
Sipas informacioneve, Liverpooli do të paguajë 106 milionë funte, rreth 124 milionë euro, si shumë fikse. Në marrëveshje janë përfshirë edhe bonuse në vlerë prej 17 milionë funtesh, kështu që kostoja totale e transferimit mund të arrijë në rreth 144 milionë euro.
Nëse realizohen të gjitha bonuset, transferimi i Barcolas do të ishte pothuajse në të njëjtin nivel me rekordin e Liverpoolit për transferimin e Alexander Isak, për të cilin klubi anglez pagoi rreth 144.5 milionë euro.
Barcola tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale dhe pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin. Testet mjekësore pritet t’i kryejë gjatë këtij vikendi, para se transferimi të zyrtarizohet.
PSG fillimisht kishte kërkuar rreth 169 milionë euro për 23-vjeçarin, por gjatë negociatave uli kërkesat dhe pranoi ofertën e Liverpoolit.
Për PSG-në, ky do të ishte një tjetër transferim jashtëzakonisht fitimprurës. Klubi francez këtë verë ka arkëtuar tashmë rreth 400 milionë euro nga shitjet e lojtarëve, ndërsa largimi i Barcolas mund ta çojë totalin në afër 544 milionë euro.
