Tifozët e Cityt sulmojnë lojtarin e tyre dhe kërkojnë largimin: Nuk është më i njëjti

Crystal Palace v Manchester City Premier League Phil Foden of Manchester City passes the ball during the Premier League match at Selhurst Park, London 28/08/2026 UK Newspapers OUT Copyright: xMalcolmxFellx FIL-23847-0087,Image: 1129030785, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Malcolm Fell / imago sportfotodienst / Profimedia

Manchester City ka marrë një fitore bindëse 4:1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, por paraqitja e disa lojtarëve nuk i ka bindur tifozët e klubit.

Një prej futbollistëve që është vënë në shënjestër të kritikave është Phil Foden. Reprezentuesi anglez regjistroi dy asistime dhe mori pjesë drejtpërdrejt në dy prej golave të Cityt, por tifozët mendojnë se paraqitja e tij sërish nuk ishte në nivelin e pritur.

Foden pati disa raste të mira për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizonte, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Disa tifozë rikujtuan edhe vendimet e Pep Guardiolës në të kaluarën, kur Foden shpesh mbetej në bankën rezervë.

“Tani po bëhet e qartë pse Guardiola e linte në stol”, ishte një prej komenteve.

Të tjerë tifozë mendojnë se Foden prej vitesh po merr mjaftueshëm mundësi për t’u rikthyer në formën që dikur e bëri një prej lojtarëve më të admiruar në futbollin botëror, por ende nuk po arrin ta gjejë versionin e tij më të mirë.

Kritikat shkuan edhe më tej, me një tifoz që e cilësoi paraqitjen e tij si “të papranueshme”, duke kritikuar humbjen e lehtë të dueleve dhe topave.

Pavarësisht kritikave, Foden kontribuoi me dy asistime në fitoren 4:1 të Manchester Cityt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *