Debutim me klas i Leon Parduzit në Bundesliga 2, mbrojtësi 19-vjeçar shkëlqen me Holstein Kiel
Mbrojtësi i majtë kosovar, Leon Parduzi, ka shfrytëzuar maksimalisht mundësinë e parë si titullar te Holstein Kiel në përballjen e sotme ndaj SV Darmstadt 98, duke zhvilluar një ndeshje mjaft solide.
Në sfidën e zhvilluar në “Merck-Stadion am Böllenfalltor” që përfundoi në barazim 2-2, 19-vjeçari besimin e shtabit teknik e shpërbleu me një paraqitje mjaft të pjekur në krahun e majtë të mbrojtjes. Parduzi qëndroi në fushë për 84 minuta lojë, përpara se të zëvendësohej, duke lënë përshtypje mjaft pozitive te analistët dhe tifozët.
Muroset në mbrojtje, i rrezikshëm në sulm
Parduzi tregoi përqendrim të lartë taktiko-defensiv, duke regjistruar 7 veprime mbrojtëse dhe duke fituar 3 duele me kundërshtarët direkte. Siguria e tij u vërejt edhe në qarkullimin e topit, ku arriti një saktësi pasimesh prej 81%.
Përveç detyrave mbrojtëse, futbollisti i ri ndihmoi edhe fazën ofensive të Holstein Kiel duke krijuar 2 pasime kyçe (key passes) dhe 1 krosim të saktë, duke treguar se mund të jetë një element i rëndësishëm në tranzicionet e shpejta të skuadrës.
Për këtë paraqitje komplete, Parduzi u vlerësua me notën 7.4, duke qenë ndër lojtarët me notën më të lartë në repartin e prapavijës.
Statistikat e Leon Parduzit ndaj Darmstadt:
- Minuta të luajtura: 84′
- Vlerësimi: 7.4
- Veprime mbrojtëse: 7
- Duele të fituara: 3
- Saktësia e pasimeve: 81%
- Pasime kyçe: 2
- Krosime: 1
Me këtë debutim bindës si titullar, Parduzi ka dërguar një sinjal të fortë për vazhdimësinë e sezonit në 2. Bundesliga, duke konfirmuar potencialin e tij të madh në futbollin gjerman.
