July 18, 2026

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takon presidentin e SHBA-së, Donald Trump

Një moment i veçantë ka ndodhur në kuadër të ceremonisë së FIFA-s në Trump Tower në Nju Jork. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka patur mundësinë të përshëndetet me njeriun më të fuqishëm në glob, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet se Ademi ka zhvilluar një bashkëbisedim me Presidentin Trump, pasi ky i fundit duket qartë se ka simpati për Kosovën, gjë të cilën e pati dëshmuar edhe gjatë fjalimit të tij me rastin e inagurimit të Bordit të Paqes.

Postimi i Ademit:

Kënaqësi e veçantë të përshëndetem me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe mbetet i përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme, të fuqishme dhe të palëkundur mes dy vendeve tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *