Havertz beson te Gjermania: Jemi gati për sfidën ndaj Paraguajit
HOUSTON, TEXAS - JUNE 14: Kai Havertz #7 of Germany celebrates scoring his team's seventh goal during the FIFA World Cup 2026 Group E match between Germany and Curacao at Houston Stadium on June 14, 2026 in Houston, Texas. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
Sulmuesi i Gjermanisë, Kai Havertz, ka shprehur besimin e tij para ndeshjes së fazës së eliminimit direkt ndaj Paraguajit, duke theksuar se skuadra është e motivuar dhe e gatshme për sfidën që e pret në Boston.
Në konferencën për media para takimit, Havertz tha se ndeshjet e mëdha janë ato që e motivojnë më shumë dhe se ekipi ka një dëshirë të madhe për të vazhduar rrugëtimin në Kupën e Botës.
“Jemi të uritur për fitore. Më pëlqejnë këto ndeshje të mëdha dhe ndihem rehat në to. Duhet të punosh fort dhe të besosh në veten tënde për të ecur përpara”, u shpreh ai.
Havertz foli edhe për harmoninë brenda skuadrës, duke theksuar se lojtarët po kuptohen gjithnjë e më mirë në fushë dhe se kjo mund të jetë një nga armët kryesore të Gjermanisë ndaj Paraguajit.
“Jemi të lidhur si grup dhe duam të japim më të mirën. Ndonjëherë duhet kohë për t’u përshtatur me bashkëlojtarët në kombëtare, por besoj se mund të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë”, deklaroi sulmuesi gjerman.
