Algjeria përmbys Jordaninë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim tutje në Botërorin 2026
Algjeria ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Jordanisë me rezultat 2:1 në ndeshjen e Grupit J të Kupës së Botës 2026, duke mbetur në garë për një vend në fazën eliminatore të turneut. Ndërkohë, humbja e dytë radhazi e lë Jordaninë pranë eliminimit nga Botërori.
Ndeshja e zhvilluar në Santa Clara nisi më mirë për Jordaninë, e cila kaloi në epërsi në minutën e 36-të me golin e Nizar Al-Rashdan. Ishte goli i parë dhe epërsia e parë e Jordanisë në historinë e pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës.
Algjerianët reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan në minutën e 69-të përmes Nadhir Benbouali, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Riyad Mahrez. Golin e fitores e shënoi Amine Gouiri në minutën e 82-të, duke kompletuar përmbysjen e madhe të përfaqësueses afrikane.
Pas dy ndeshjeve të luajtura në Grupin J, kryeson Argentina me gjashtë pikë, ndërsa Algjeria dhe Austria kanë nga tri pikë. Jordania mbetet pa pikë.
Në xhiron e fundit të fazës së grupeve, Algjeria do të përballet me Austrinë në një duel vendimtar për kualifikim, ndërsa Jordania do ta mbyllë aventurën e saj në Botëror me ndeshjen kundër Argjentinës.
