Messi thyen rekordin historik, Argjentina siguron kualifikimin në fazën nokaut

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Kapiteni i Argjentinës realizoi dy gola në fitoren 2:0 ndaj Austrisë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Falë kësaj fitoreje, kampionët në fuqi të botës siguruan avancimin në fazën nokaut të turneut.

Messi pati mundësinë të vendoste rekordin që në minutën e nëntë, por goditja e tij nga pika e bardhë përfundoi jashtë portës. Megjithatë, superylli argjentinas nuk gaboi në minutën e 38-të, kur përfitoi nga një aksion i bukur i skuadrës dhe mposhti portierin austriak Alexander Schlager për avantazhin 1:0.

Argjentina kontrolloi ndeshjen edhe në pjesën e dytë, ndërsa Messi vulosi fitoren në kohën shtesë, duke realizuar golin e dytë personal dhe të 18-tin në karrierë në Kupat e Botës.

Me këtë arritje, 39-vjeçari kaloi legjendën gjermane Miroslav Klose dhe mbetet i vetëm në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e këtij kompeticioni.

Një tjetër mbrëmje e paharrueshme për Messin, i cili vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet nga shumëkush si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *