Japonia ndal Holandën në barazim
Sfida u karakterizua nga ritëm i lartë dhe kthesa të vazhdueshme, veçanërisht në pjesën e dytë, ku u shënuan edhe të katër golat e takimit.
Holanda kaloi në epërsi në minutën e 51-të me golin e Virgil van Dijk, pas një goditjeje të saktë me kokë. Por reagimi i Japonisë ishte i menjëhershëm, me Keito Nakamura që barazoi shifrat në 1:1 vetëm gjashtë minuta më vonë.
Skuadra holandeze riktheu avantazhin në minutën e 64-të, kur Crysencio Summerville realizoi për 2:1 me një goditje të bukur brenda zonës.
Megjithatë, Japonia nuk u dorëzua dhe në fund të ndeshjes arriti të barazojë rezultatin. Në minutën e 89-të, Daichi Kamada shënoi golin e 2:2, pas një devijimi me kokë nga Koki Ogawa, që i dha topit drejtimin final drejt rrjetës.
Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë në grup, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet e ardhshme.
Në takimet e radhës, Holanda përballet me Suedinë, ndërsa Japonia luan ndaj Tunizisë.
