Ferizaj barazon me Prishtinën, bie nga Superliga
Ferizaj nuk ka arritur ta siguroj mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll pas barazimit 3:3 ndaj Prishtinës të dielën.
Ferizaj golin e tretë e pranoi në minutat shtesë të ndeshjes që u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të xhiros së 34-t të elitës kosovare të futbollit.
Golin e tretë për Prishtinën e shënoi sulmuesi i talentuar, Rin Ahmeti.
Ahmeti e shënoi edhe golin për 2:1 në minutën e 47-të.
Ahmeti në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë.
Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e Albin Krasniqit në minutën e 14-të.
Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Ferizaj.
Nëntë minuta më vonë, Ferizaj barazoi rezultatin.
Golin për 1:1 e shënoi Ruben Silva-Richards në minutën e 23-të.
Ai realizoi nga penalltia të cilën e fitoi Betim Haxhimusa në minutën e 22-të.
Në fillim të pjesës së dytë, Prishtina shënoi golin e dytë nëpërmjet Ahmetit.
Ferizaj golin e barazimit 2:2 e shënoi nëpërmjet Betim Haxhimusa në minutën e 56-të, derisa epërsinë për 3:2 ia siguroi goli i Ade Ogunsit në minutën e 66-të.
Kur po shkonte ndeshja drejt fundit, në skenë doli sërish Ahmeti, i cili shënoi golin e barazimit 3:3.
Dy xhiro para fundit të edicionit aktual, Ferizaj mbetet me 36 pikë në vendin e parafundit. Dhe bashkë me Prishtinën e Re, edicionin e ardhshëm do të paraqiten në Kategorinë e Dytë, ndërsa Prishtina është tri pikë larg pozitës së tetë, pozitë që dërgon në barazh.
Në vendin e tetë është Llapi me 43 pikë.
Ferizaj është finalist i Kupës së Kosovës. Më 21 maj luan në finale kundër Dukagjinit.
