May 16, 2026

Afrim Osmanaj kryetar i ri i FFSHGJ-së, Ademi e uron

Ashtu siç pritej Afrim Osmanaj është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani.

Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Ludwigsburg, ai mori 39 vota të delegatëve, duke triumfuar ndaj Arben Kelmendit dhe Bujar Nezirit.

E për zgjedhjen në krye të FFSHGJ-së, Osmanajn e ka uruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili përcolli nga afër punimet e këtij kuvendi.

“I uroj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me besimin se vizioni dhe planprogrami i tij do ta avancojnë edhe më tej FFSHGJ-në gjatë katër viteve të ardhshme.

Njëkohësisht, shpreh vlerësimin tim edhe për dy kandidatët e tjerë për korrektësinë e garës, si dhe angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në Gjermani.

Urime edhe të gjithë delegatëve dhe strukturave të federatës për organizimin e një kuvendi dinjitoz.

Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për forcimin dhe zhvillimin e futbollit mbarëkombëtar kudo që ndodhen shqiptarët”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *