May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 15, 2026

Mbappe: Perez, presidenti më i mirë në botë

Kylian Mbappé ka folur sërish pas fitores së Real Madrid, duke komentuar fishkëllimat në “Santiago Bernabéu”, raportin me klubin dhe polemikat e fundit jashtë fushe.

Sulmuesi francez tha se reagimet e tifozëve janë pjesë normale e futbollit dhe nuk i merr personale.

“Duhet t’i pranojmë fishkëllimat, është mënyra e tifozëve për të shprehur mendimin e tyre. Nuk e marr personale. Kur nuk fitojmë, njerëzit zgjedhin lojtarë për t’i fishkëllyer dhe kjo ndodh në çdo klub të botës”, deklaroi Mbappé.

Ai doli gjithashtu në mbrojtje të presidentit Florentino Pérez, duke e cilësuar si presidentin më të mirë në historinë e klubit madrilen.

“Është presidenti më i mirë në botë dhe në historinë e Real Madridit. Jemi me fat që e kemi. Pas gjithçkaje që ka bërë për klubin, mendoj se disa kritika ndaj tij janë të padrejta. Ai është një legjendë e Real Madridit dhe përfaqëson shumë për madridistët. Për ne është nder ta kemi dhe shpresoj të qëndrojë sa më gjatë”, u shpreh francezi.

Mbappé komentoi edhe polemikat rreth udhëtimit të tij në Itali me partneren, duke theksuar se kishte autorizim nga klubi.

“Njerëzit nuk e dinë kontekstin dhe arsyen pse shkova atje. Kisha leje nga klubi. Shumë gjëra publikohen vetëm për të shitur lajme, pa ditur nëse janë të vërteta apo jo. Fokusi im i vetëm është të fitoj trofe”, tha ai.

Sulmuesi pranoi se sezoni nuk ka shkuar sipas pritjeve dhe se dëmtimi në gju ndikoi shumë në formën e tij.

“Kam humbur shumë kohë në një moment vendimtar të sezonit. Kam gabuar sepse nuk e ndihmova ekipin të fitojë tituj dhe kjo është gjëja më e rëndësishme këtu”, shtoi Mbappé.

Francezi komentoi shkurt edhe raportin me trajnerin Álvaro Arbeloa, duke thënë: “Ai ka mendimin e tij. Unë nuk i ndjek konferencat e trajnerit, sepse në shtëpi kam televizione franceze, jo spanjolle”.

Në fund, Mbappé sqaroi edhe buzëqeshjen e tij pas largimit nga Valdebebas, duke mohuar se kishte dijeni për incidentet e raportuara.

“Nuk isha aty kur ndodhi gjithë kjo histori. U largova nga qendra sportive pa e ditur çfarë kishte ndodhur, sepse isha i dëmtuar dhe nuk po stërvitesha me ekipin. Kam të njëjtin informacion si ju”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *