May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 11, 2026

Haxhihamza “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e 33-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë portierit të FC Drenica, Kenan Haxhihamza, i cili ishte vendimtar me pritjet e tij në fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës kuqezi kundër SC Gjilanit, me rezultat 2:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sidomos duke e ditur rëndësinë e saj dhe pozicionimin tonë në tabelë, duke qenë të vetëdijshëm që pikët e plota duhet të mbesin në Drenicë. Kundërshtari nuk ka qenë i lehtë, sepse në radhët e SC Gjilanit ka individë të cilët mund ta vendosin ndeshjen, megjithatë e kemi analizuar mirë për të arritur te ky rezultat. Për rezultatet e FC Drenica duhet falënderuar stafin e trajnerëve për punën e jashtëzakonshme që nga ardhja e tyre, pastaj ekipin, por në veçanti kapitenët, të cilët me eksperiencën e tyre kanë arritur të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme në zhveshtore, e cila reflektohet edhe në fushë, ku gjithmonë shfaqemi si një ekip i bashkuar. Pritjet e mia në këtë ndeshje kanë ndihmuar ekipin dhe për këtë jam shumë i lumtur, si në aspektin individual, po ashtu edhe në atë kolektiv. Meqë tashmë është shpallur matematikisht kampion FC Drita, i uroj për punën e bërë dhe për titullin e merituar, duke i dëshiruar suksese në garat evropiane“, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *