May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 1, 2026

Ferizaj mposht Drenicën dhe afrohet me mbijetesën

Ferizaj ka regjistruar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke e mposhtur Drenicën me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Ferizaj.

Takimi ishte i tensionuar dhe me momente vendimtare në pjesën e dytë. Drenica realizoi në minutën e 71-të përmes Igball Jasharit, por goli u anulua pas rishikimit me VAR për pozitë jashtë loje në fazën paraprake të aksionit.

Vetëm dy minuta më vonë, Ferizaj kaloi në epërsi me golin e Ade Oguns, që në fund rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes.

Vështirësitë për mysafirët u shtuan në minutën e 77-të, kur Christian Da Silva u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë Drenicën me një lojtar më pak.

Ferizaj e menaxhoi epërsinë deri në fund dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat. Me këtë sukses, skuadra ngjitet në vendin e shtatë me 32 pikë, ndërsa Drenica mbetet në pozitën e nëntë me 28 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *